Vërejtje: Shkrimi i mëposhtëm është me përmbajtje satirike, thjesht për shaka…
10. Konferencat për shtyp para ndeshjes të Rafa Benitez dhe Massimiliano Allegrit janë po aq interesante sa derbi i Mançesterit të mërkurën mbrëma.
9. Luca Antonini dhe Christian Chivu shkojnë në gjykatë për të fituar të drejtën e librit të Paolo Maldinit “Budallenjtë e krahut të majtë”, që pati efekt të jashtëzakonshëm te Marcelo i Realit. “Antonini nuk mund ta lexojë lojën në fushë dhe dyshoj se mund ta bëjë këtë jashtë saj”, arsyetohet Chivu. “Chivu vetëm sa do e humbas librin, ashtu siç e humbet lojtarin nga pozicioni”, përgjigjet Antonini. Gjykatësi neutral Guido Rossi ia jep librin Chivus.
Maldini i zhgënjyer nga mbrojtësit e sotëm…
8. Walter Samuel do ta markojë Inzaghin në spital, në mënyrë që rastësisht Pippo të mos zihet në offside.
7. Përderisa Zlatan Ibrahimovic do të tentojë ta rivëjë topin në lojë nga vija anësore, një tifoz i hidhëruar interist do të hedh te këmbët e Ibras një kokë derri. Xhirimet e ngadalsuara tregojnë se tifozi në fjalë është Luis Figo.
6. Diego Milito lut Kevin Prince Boateng që ta lëndojë Samuel Eto’on. Kamerunasi largohet nga San Siro i gërryer edhe nga Adriano Galliani.
Milito xheloz në formën e Eto’os!
5. Benitez kolapson pas pjesës së parë nga anemia. Si rezultat, Interi luan shumë më mirë në pjesën e dytë.
4. Një turist amerikan me një gjyshe shumë të mirë me origjinë angleze shtyhet rastësisht nga një tifoz i Milanit në Piazza del Duomo . Ambasada britanike lëshon deklaratë emergjente, kryeministri David Cameron bën thirrje për hetime, ndërsa rasti në fjalë gjendet në kryetitujt e tabloideve britanike. Në ndërkohë, asgjë nuk raportohet për 8688 tifozët e arrestuar në ndeshjen Chelsea-Sunderland.
3. Maicon mrekullisht riaftësohet nga lëndimi dhe shënon një gol në minutën e fundit para se ta shqyejë fanellën e tij për të zbuluar një tjetër në të cilën lexon – “Ma sjellni Gareth Bale”
2. Silvio Berlusconi paraqitet në stadium me të dashurën e tij, një aktore 18 vjeçare të quajtur Katya. Silvio poashtu është nikoqir i një feste ‘Bunga Bunga’ pas ndeshjes, me Robinhon dhe Ronaldinhon si pjesëmarrës në të.
Bunga, Bunga!
1. Massimo Moratti dhe Adriano Galliani shihen duke shtrënguar duart me njëri tjetrin para fillimit të ndeshjes. Po ka spekulime se marrëdhëniet janë përmirësuar mes dy rivalëve, por xhirimet shohin Morattin para shtrëngimit të duarve duke shqiptuar fjalët: “Fituesi merr Kakan?”
I Belong To The Winner (Unë I Takoj Fituesit)
Specialitetet tjera për derbin:
Parathënie – Derbi della Madonnina
/Telegrafi/