Telegrafi

Toni Salihu kalon te Onix

Toni Salihu është futbollisti i cili e ka përforcuar repartin ofansiv të skuadrës së Onix nga Banja e Pejës.

Sulmuesi gjilanas ka arritur marrëveshje me skuadrën e Onix, teksa është prezantuar pasditen e së martës.

Salihu është transferuar te Onix nga skuadra e Vllaznisë së Pozheranit, derisa karrierë ka bërë edhe te Hajvalia dhe Drita.

Transferimin te Onix e ka bërë të ditur lojtari, duke e falënderuar klubin e mëparshëm: “Nga sot pjesë e KF Onix shpresoj në përmbushjen e objektivave të klubit! Faleminderit KF Vllaznia Pozheran dhe Ultras-TIGRAT për mikpritjen dhe përkrahjen ju dëshiroj suksese në të ardhmen”.

Onix e mbylli vjeshtën në pozitën e gjashtë të klasifikimit me 23 pikë, pesë më pak se lideri Besa e Pejës. /Telegrafi/