Avioni i parë i ndihmës së huaj ka mbërritur në Tonga, duke transportuar ujë dhe furnizime të tjera për vendin e Paqësorit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Zelanda e Re tha se avioni i saj ushtarak zbarkoi në aeroportin kryesor të Tongës pasi punëtorët pastruan hirin nga pista.
Siç bëhet e ditur, rrugës janë edhe avionë dhe anije të tjera të dërguara nga Zelanda e Re dhe Australia
Shpërthimi i një vullkani nënujor që ndodhi të shtunën dhe një vale cunami pa hirin vullkanik që mbuloi ishujt, duke paraqitur një rrezik serioz për shëndetin.
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe komunikimet janë dëmtur, Tonga sapo ka filluar të rivendosë kontaktet globale pas pesë ditësh shkëputjeje nga pjesa tjetër e botës.
Një shtresë e trashë hiri kishte mbuluar pistën e aeroportit në kryeqytetin Nuku’alofa, duke penguar zbarkimin e avionëve. /Telegrafi/