Site icon Telegrafi

Tonga goditet nga një tërmet me magnitudë prej 6.2

Tonga është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 6.2, vetëm disa javë pas një shpërthimi shkatërrues vullkanik dhe cunami.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi 130 milje në perëndim të ishullit Lifuka gjatë pasdites të enjten, kjo bazuar nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Lifuka është pjesë e zinxhirit të ulët të ishujve Ha’apai, i cili u godit rënë në shpërthimin Hunga-Tonga, me disa nga ishujt që panë të gjitha ndërtesat e tyre të vërshohen në cunamin pasues.

Ende nuk dihet nëse ka dëme nga tërmeti i së enjtes, derisa komunikimet në rajon janë ende të ndërprera rëndë pasi shpërthimi preu një kabllo interneti nënujor që është ende duke u riparuar.

Tonga është ende duke u rikuperuar nga shpërthimi i dhunshëm i vullkanit Hunga-Tonga, i cili ndodhi më 14 janar dhe shkatërroi vendin ishullor të Paqësorit. /Telegrafi/

Exit mobile version