Site icon Telegrafi

Tonali thyen heshtjen e tij përpara rikthimit te Newcastle dhe detajon se çfarë ka bërë në 10 muajt sa ishte i pezulluar

Mesfushori italian, Sandro Tonali ka folur për pezullimin e tij përpara rikthimit të tij në fushën e lojës me fanellën e Newcastle United dhe ka zbuluar se çfarë ka bërë gjatë kohës së tij larg futbollit.

Tonali, i cili u transferua nga Milani në verën e vitit 2023, u përjashtua nga Federata Italiane e Futbollit për thyerjen e rregullave mbi vendosjen e basteve.

Ai u dënua me 10 muaj ndalim për shkeljen e rregullave të basteve, me sanksionin që u zbatua globalisht pasi u miratua nga FIFA.

24-vjeçari tani ka vuajtur dënimin e tij dhe është në skuadrën e Newcastle për ndeshjen e tyre të sotme (e mërkurë) në Carabao Cup ndaj Nottingham Forest.

Përpara rikthimit të tij të mundshëm, ai u ul me ekipin mediatik të klubit dhe foli gjatë për situatën e tij, duke detajuar atë që ka bërë në 10 muajt e fundit.

Ylli italian iu nënshtrua një ‘plani terapeutik’ dhe një ‘programi edukues’ në Itali dhe pati ’16 takime’ teksa ndihmoi lojtarët e tjerë të kumarit të trajtonin problemet e tyre.

“Ishte shumë, shumë, shumë e vështirë në tetor, nëntor, dhjetor, tre muajt e parë. Tani e ndjej se është një kohë e re. Është një pikë tjetër në jetën time. Unë kam një ekip të madh”, ka thënë fillimisht Tonali.

“U ktheva në Itali 16 herë, 16 takime me federatën, me fëmijët dhe ishte shumë e rëndësishme për mua. Ky problem është një problem… për futbollistët. (Por) lojtarët janë me fat. Unë nuk kam problemet që kanë njerëzit normalë”.

 

“Njerëzit më kanë ndihmuar mua, psikologen time dhe lojtarët e rinj në Itali. Kam folur me shumë njerëz në Itali për terapinë. Dua të ndihmoj njerëzit në më shumë vështirësi se unë. Unë jam shumë me fat që mund të luaj tani, dhe jeta ime është e njëjtë, unë luaj një lojë dhe kthehem në jetën time për njerëzit normalë kjo mund të ndryshojë jetën përgjithmonë”.

“Jam i lumtur sepse kjo është hera e parë në 10 muaj që mund të luaj. Ndihem mirë, sepse e di që ekipi dhe tifozët ishin këtu me mua. Nuk kam qenë kurrë vetëm në këto muaj”, përfundoi italiani.

Ndryshe, trajneri Eddie Howe e ka përfshirë Tonalin në skuadrën e tij për ndeshjen e sotme të kupës teksa përshëndeti mentalitetin e lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version