Site icon Telegrafi

Tonali mund të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit të sezonit me Newcastle

Prokurori i FIGC ka të ngjarë të përcaktojë pezullimin e Sandro Tonalit deri në javën e ardhshme, që do të thotë se ndeshja e ardhshme e Ligës Premier kundër Crystal Palace mund të jetë e fundit e sezonit për italianin.

23-vjeçari u dëgjua nga prokurorët e Torinos dhe FIGC këtë javë dhe pranoi se kishte luajtur bixhoz me Milanin gjatë kohës që kishte kontratë me kuqezinjtë, megjithëse ai kishte vënë bast për ish-klubin e tij vetëm për të fituar ndeshjet.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Prokurori i FIGC do t’i ofrojë mesfushorit italian një marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke njoftuar pezullimin e tij përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme midis Newcastle dhe Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Newcastle del me njoftim rreth akuzave që rëndojnë mbi Tonalin

Kjo do të thotë se ndeshja e ardhshme e Ligës Premier me Crystal Place do të jetë e fundit për Tonalin këtë sezon, me kusht që ai të jetë i përfshirë.

Gazeta italiane pretendon se është ‘e vështirë të parashikosh kohëzgjatjen e ndalimit’, por duke marrë parasysh pezullimin prej shtatë muajsh të Nicolo Fagiolit, Tonali mund të përjashtohet për një vit ose pak më shumë.

Newcastle deklaroi të mërkurën se Tonali dhe familja e tij po merrnin mbështetjen e plotë të klubit, ndërsa agjenti i lojtarit Beppe Riso, së fundmi ka konfirmuar se klienti i tij është i varur nga bixhozi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version