Në listën e “Michelin” për qytetin e Tokios, janë përfshirë 150 restorante, prej të cilëve të gjithë e kanë fituar së paku një yll, ndërsa tetë prej tyre kanë marrë statusin e restoranteve me tre yje. Nga ana tjetër kryeqytetet e Evropës, Parisi dhe Londra, së bashku kanë fituar vetëm 148 yje “Michelin”.
Kështu, gjithë këto yje të fituara të restoranteve e bëjnë kryeqytetin japonez që t’i kryesojë qytetet e njohura për restorante luksoze, dhe në këtë mënyrë, Tokio, zyrtarisht bëhet udhëheqës i kuzhinës dhe ushqimit në botë.