Telegrafi

Toivonen kalon Suedinë në epërsi ndaj Gjermanisë

Kombëtarja e Suedisë ka gjetur golin e parë në ndeshje ndaj Gjermanisë.

Suedezët kanë kaluar në epërsi ndaj gjermanëve në ndeshjen e vlefshme për Grupin F në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Është sulmuesi shtatlartë Ola Toivonen, i cili ka shënuar për epërsinë 0-1.

Goli i Toivonen erdhi pas një asistimi të saktë nga Viktor Claesson.

Ky gol u shënua në minutën e 32-të të ndeshjes. /Telegrafi/