Site icon Telegrafi

“Together Against Discrimination”, projekti për adresimin e sfidave arsimore dhe promovimin e përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

takimi i parë ndunën e Pejës është ërsektorial në kuadër të projektit “Together Against Discrimination”/ Foto nga RIA

Në Komunën e Pejës është mbajtur takimi i parë ndërsektorial në kuadër të projektit “Together Against Discrimination”, që synon adresimin e sfidave në sistemin arsimor dhe promovimin e përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Sipas një postimi në Facebook nga Roma in Action (RIA), ata kanë theksuar se me anë të këtij projekti synojnë të ndikojnë në zvogëlimin e rasteve të diskriminimit dhe promovimin e barazizë dhe gjithëpërfshirjes në shkolla për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

Takimi ndërsektorial në Komunën e Pejës/ Foto nga RIA, facebook

“Nepërmjet formatit të tillë të bahkëpunimit dhe dialogut, ky projekt synon të ndikojë në reduktimin e rasteve të diskriminimit dhe promovimin e diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes në shkolla, si dhe të krijojë një platformë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe zyrtarëve komunal për të luftuar dhe parandaluar rastet e diskriminimit si dhe në rast të hasjes së këtij të fundit të raportohen përmes platformës kombëtare kundër diskriminimit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, thuhet ndër të tjera.

Takimi mblodhi përfaqësues nga institucionet komunale, drejtues shkollash, prindër dhe shoqëria civile, të cilët diskutuan për sfidat në arsim, si braktisja e shkollimit dhe diskriminimi, si dhe mbi mënyrat për të përmirësuar përfshirjen në arsim. /Telegrafi/

Exit mobile version