Jean Todt është rizgjedhur sot në krye të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), aty ku për herë të parë ka kandiduar dhe fituar në vitin 2009 dhe më pas u rizgjodh në vitin 2013.
Mandati i ardhshëm i francezit do të zgjasë deri në vitin 2021 dhe do të jetë i fundit, duke qenë se është i treti radhazi. Rizgjedhja e 71-vjeçarit ishte e pritshme, duke qenë se ishte kandidati i vetëm.
“Është e mahnitshme të kesh një mbështetje të tillë, ndaj dua të falënderoj të gjithë anëtarët e FIA-s. E shoh këtë rizgjedhje si një konfirmim të orientimit që FIA ka nën drejtimin tim dhe si një mbështetje për programin e nisur”, tha Todt.
Po sot, këshilli i FIA-s ka zyrtarizuar datat e garave të Botërorit 2018 në Formula 1. Ashtu si këtë vit, do të jenë 21 gara, të cilat do të nisin më 25 mars, në Australi dhe do të përfundojnë më 25 nëntor, në Abu Dhabi.
I vetmi ndryshim në kalendar është spostimi i garës së Rusisë nga maji në shtator. Gjatë mbledhjes janë miratuar edhe disa ndryshime në rregullore. /telesport/
Kalendari i garave të vitit 2018 në Formula 1
25 mars – Australi (Melburn)
8 prill – Bahrein (Bahrain)
15 prilk – Kinë (Shangai)
29 prill – Azerbajxhan (Baku)
13 maj – Spanjë (Barcelona)
27 maj – Monako (Montekarlo)
10 qershor – Kanada (Montreal)
24 qershor – Francë (Le Castellet)
1 korrik – Austri (Spielberg)
8 korrik – Britani e Madhe (Silverstone)
22 korrik – Gjermani (Hockenheim)
29 korrik – Hungari (Budapest)
26 gusht – Belgjikë (Spa)
2 shtator – Itali (Monza)
16 shtator – Singapor (Singapor)
30 shtator – Rusi (Sochi)
7 tetor – Japoni (Suzuka)
21 tetor – Amerikë (Austin)
28 tetor – Meksikë (Mexico City)
11 nëntor – Brazil (San Paolo)
25 nëntor – Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dhabi)