Site icon Telegrafi

Todorov i Pejës: Sonte dua fitore me dhjetë pikë dallim

Trajneri maqedonas i Pejës, Aleksandar Todorov, para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike ka kërkuar fitore me së paku 10 pikë dallim.

Pejanët sonte para shikuesve të vetë në palestrën Karagaçi do të takohen me skuadrën e Kumanovës.

“Po hymë në ndeshje me shumë probleme. Shpresoj të llogaris në të gjithë lojtarët. Gjithashtu shpresoj që ekipi të fitojë me 10 pikë dallim së paku, ashtu që të udhëtojmë më të relaksuar në Kumanovë,” ka thënë Todorovit për ueb-faqen zyrtare të BIBL-së.

Ndryshe, Peja ka mposhtur Kumanovën në katër raste nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, ndërsa është mposhtur dy herë dhe atë vetëm si mysafir. /Telegrafi/

Exit mobile version