Trajneri i klubit të basketbollit të Pejës, Aleksandar Todorov, është shprehur të jetë i kënaqur me fitoren kundër Kumanovës në Ligën Ballkanike,
Peja ka triumfuar në palestrën ‘Karagaçi’ kundër skuadrës së Kumanovës me rezultat 85:68.
“Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Pasi që u lëndua Dahlman, ne ndërruam taktikë dhe falë mbrojtjes së mirë fituam dhe tashmë jemi afër çerekfinales, ”ka thënë Todorov, shkruan sot faqja zyrtare e BIBL, transmeton Telegrafi.
Peja aktualisht ka bilanc prej dy fitoreve dhe po aq humbjeve në Grupin D.
Theksojmë se vendi i parë siguron gjysmëfinalen, ndërsa i dyti dhe i treti çojnë në çerekfinale. /Telegrafi/