Telegrafi

Todorov: Këta lojtarë janë heronj

Peja ka shënuar fitore ndaj AEK Larnacas në një fund që u mendua të jetë i lehtë, por ishte dramatik. Ndeshja përfundoi me rezultat 87-82.

Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, në deklaratën e tij pas ndeshjes së fituar të ekipit të tij ndaj AEK-ut mbrëmë në “Karagaç” ka thënë se këta lojtarë janë heronj!

“Kjo është hera e parë e Pejës në gara evropiane dhe ndeshjen kundër Clujit e kemi humbur nga respekti i madh për ta, pasi qëndruam 39 minuta ndaj tyre. Këta lojtarë janë heronj. Ndeshjen me AEK-un e vendosën tre pika kryesore: mbrojtja e fortë, moslejimi i kërcimeve nga rivali dhe moslejimi që rivali të shënojë nga kundërsulmet”, ka thënë Todorov.

Lexo po ashtu Peja shkruan historinë, fiton në FIBA Europe Cup (Foto)

Për më tepër, ai ka thënë se do të ketë edhe shumë punë nëse Peja synon kualifikimin, pasi që ekipit i duhen ende lojtarë.

“Peja ka mundësi të avancojë, por i duhen edhe dy lojtarë, pasi dy i kemi të lënduar dhe nuk ka shumë mundësi për rotacion”,ka thënë ai.

Peja është duke debutuar këtë stinor në FIBA Europe Cup, ndërsa ka treguar paraqitje shumë të mira dhe fitorja ka ardh që në ndeshjen e dytë të Grupit G dhe të parën si vendas në Pejë.