Telegrafi

Todorov: Arritëm synimin e parë

Trajneri i Klubit të basketbollit të Pejës Aleksander Todorov, pohon se kanë të besuarit e tij kanë zhvilluar ndeshjen siç e kishte planifikuar kundër Tiranës.

Këtë të fundit pejanët i mposhtën mbrëmë para shikuesve të vetë në palestrën “Karagaçi” kundër skuadrës shqiptare të Tiranës me rezultat 96:72, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Peja përfundon fazën grupore si lider i Ligës Ballakanike

“Luajtëm lojën ashtu siç e kishim parashikuar dhe morëm fitoren për të siguruar vendin e pare në grup. Ky ishte synimi i parë dhe shpresoj të vazhdojmë me lojëra të mira edhe kundër Teodos dhe Kumanovës dhe të sigurojmë një vend në gjysmëfinale”, shprehet Todorov për faqen zyrtare të Ligës Ballkanike.

Pas kësaj, Peja ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë si lidere e Grupit B dhe është i vetmi ekip që ka mbetur në garat e kësaj lige. /Telegrafi/