Dy aeroplanë T-27 Tucano të Forcave Ajrore kolumbiane u përplasën gjatë një fluturimi stërvitor pranë një baze ajrore në pjesën qendrore të vendit.
Forcat Ajrore të Kolumbisë njoftuan se nënkoloneli që pilotonte njërin prej aeroplanëve humbi jetën, ndërsa piloti tjetër mbijetoi, transmeton Telegrafi.
“Në vendin e ngjarjes është dërguar komisioni inspektues për të përcaktuar shkaqet e përplasjes”, thuhet në njoftim.
Se accidentaron dos aviones de entrenamiento T-27 Tucano de la Fuerza Aérea a las 5:30pm en Apiay. El Teniente Coronel Mario Andrés Espinoza falleció. Todo nuestro apoyo a la familia. pic.twitter.com/CKhejJSOoE
— Steph Bates Prensa (@StephBatesPress) July 2, 2023
Një video e publikuar në rrjetet sociale dyshohet se tregon momentin e ngjarjes. Disa aeroplanë shihen duke fluturuar afër njëri-tjetrit dhe në një moment krahu i njërit prej aeroplanëve shpërthen në flakë.
Pilotët thuhet se po praktikonin për një shfaqje ajrore të planifikuar për Ditën e Pavarësisë së Kolumbisë, më 20 korrik në qytetin e Rionegro.
Atentos, se reporta un accidente aéreo en la base aretes de Apiay en Villavicencio, Meta. Al momento se desconoce si hay heridos. pic.twitter.com/cSirolvx6w
— Mely Múnera (@MelyMunera) July 1, 2023
T-27 është një version i aeroplanit sulmues të lehtë turboprop Embraer 312 Tucano. /Telegrafi/