Të paktën 18 trupa të djegur emigrantësh u gjetën në një pyll në rajonin grek Evros, që kufizohet me Turqinë dhe Bullgarinë.
Ueb-faqja greke Prototema bën të ditur se pylli i Dadijës digjet pa pushim që prej ditës së djeshme, dhe se emigrantët e vdekur janë gjetur të ndarë në dy grupe në zonën Avanda, transmeton Telegrafi.
Zjarrfikëset, anëtarët e së cilës zbuluan trupat, thonë se ka mundësi që emigrantët të kenë hyrë ilegalisht në Greqi dhe autoritetet kanë nisur hetimet.
Pretendohet se zjarri ka shpërthyer në pyllin e Dadijës rreth mesditës së djeshme, dhe se zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin, por sërish është përhapur.
Ndryshe Greqia prej vitesh ballafaqohet me kalimin ilegal të emigrantëve, që kryesisht e përdorin këtë vend si tranzit për kalimin në Gjermani dhe vendet e tjera më të zhvilluara. /Telegrafi/