Telegrafi

Tjetër vlerësim për Besart Berishën

Sulmuesi shqiptar Besart Berisha është përfshirë nga A-League e Australisë në listën e kandidatëve për Skuadrën më të mirë të Sezonit 2015/16.

Janë gjashtë sulmuesit e përzgjedhur pas votimit nga lojtarët e kampionatit australian dhe Berisha është një ndër më të votuarit, së bashku me shokun e skuadrës te Melbourne Victory, Kosta Barbaruses.

Berisha ka shënuar 18 gola këtë kampionat dhe ka pasur një rendiment të shkëlqyer, duke vendosur një rekord për Victoryn, që gjithsesi u mposht në çerekfinalet play-off për titull.

Tani Melbourne kërkon sukses ndërkombëtar dhe është ende në garë në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve të Azisë. /Telegrafi/