Telegrafi

Tjetër triumf për Nico Rosberg, fitoi në Belgjikë

Në një garë me plot aksidente me ‘safety-car’, me tejkalime të shpeshta, përfundoi edhe gara për Çmimin e Madh për Belgjikës në Formula 1.

Pilot ii Mercedes Nico Roberg ishte triumfues duke u nis dhe e përfunduar garën nga pozita e parë dhe në këtë mënyrë pas katër garave i kthehet fitores.

Ai nuk pati konkurrentë në këtë garë e cila nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për bolidtët e Ferarri që patën start perfekt, por u qëlluan mes vete andaj asnjëherë nga pilotët Vettel apo Raikkonen nuk ia dolën të përfundojnë në podiumin fitues, transmeton korneri.

Këtë e shfrytëzoi maksimalisht Rosberg që pa pasur ndonjë presion e kaloi cakun i pari duke lënë mbrapa vetes Daniel Ricciardo dhe Lewis Hamilton i cili bëri garë fantastike pasi për shkak të problemeve në bolid u nis nga pozita e parafundit, por ia doli të ngritët në podiumin fitues.

Pas kësaj gare edhe më tutje prinë Lewis Hamilton me 232 pikë, Nico Rosberg ka 223, ndërsa Ricciardo 151 pikë. I katërti mbetet Sebastian Vettel me 128 pikë. Në renditjen e konstruktorëve prinë bindshëm Mercedes me 455 pikë, Red Bull me 274 pikë dhe Ferrari me 251.

Gara e ardhshme mbahet pas një jave në shtegun e njohur italian Monza.