Telegrafi

Tjetër triumf i 12-herë kampionit të botës, kikboksierit Shemsi Beqiri

Kikboksieri Shemsi Beqiri e ka mposhtur rivalin e tij turk, Erkan Varol, në duelin e zhvilluar në Frankfurt Fraport Arena, në kuadër të edicionit të njëzet të ‘Mix Fight Gala’.

30-vjeçari i është kthyer aktivitetit pas triumfit ndaj William Diender, duke hyrë sërish në ring. Me vendim unanim, shqiptari që ka ndërtuar karrierë në Zvicër, u shpall fitues.

Lexo po ashtu Beqiri mposht holandezin për titullin e kampionit botëror në Kickbox

Ndryshe, Beqiri, i cili garon në kategorinë e peshave të mesme, është 12 herë kampion bote.

Ai ka lindur në Viti, ndërsa si fëmijë shkoi në Zvicër me familjen, ku në moshë 16 vjeçare filloi të praktikonte kikboks dhe Muay Thai.

Në karrierën e tij të suksesshme, kikboksieri shqiptar ka fituar tituj në Zvicër, tituj evropianë dhe botërorë. /Telegrafi/