Telegrafi

Tjetër rast, tjetër eurogol nga Xherdan Shaqiri – lojtari shqiptar i pandalshëm

Xherdan Shaqiri ka shënuar një tjetër gol të bukur për Zvicrën në takimin kundër Turqisë në Grupin A të Euro 2020.

Pjesa e parë u mbyll për Helvetikët me rezultat 2-0, derisa lojtari shqiptar shënoi gol të bukur, që ishte i dyti për ekipin e tij.

Në 45 minutat e dytë, Turqia shënoi po ashtu një gol fantastik në minutën e 62-të, me anë të Irfan Kahveci.

Lexo po ashtu Çfarë goli i bukur nga Xherdan Shaqiri ndaj Turqisë- goditje e pakapshme për portierin

Mirëpo, Shaqiri u shfaq edhe një herë në listën e realizatorëve, duke shënua një euro gol në minutën e 68-të.

Lojtari që vije nga Zhegra e Gjilanit po tregon paraqitje fantastike në këtë takim, e që të dy golat ishin të bukura. /Telegrafi/