Telegrafi

Tjetër problem për fanellat Puma

Pas skandalit të bluzave të grisura të Zvicrës gjatë Euro 2016, Puma sërish po përmendet me tone negative.

Pas skandalit të bluzave të grisura të Zvicrës gjatë Euro 2016, Puma sërish po përmendet me tone negative. Prodhuesi i fanellave sportive të ekipit që sapo ka rënë në kategorinë e dytë të Bundesligas VfB Stuttgart ka ndaluar prodhimin e bluzave të reja.

Siç raporton gazeta Stuttgarter Zeitung, të gjithë tifozët që kanë blerë së fundmi këto bluza kanë marrë një email për sa i përket fanellës së tretë.

“Puma e ka ndaluar prodhimin e fanellës së tretë për sezonin 2016/17, pasi metoda e cila kushton shumë dhe përdor një material shkëlqyes, nuk ka funksionuar,” shkruan vetë klubi i Stuttgart.

Më 1 tetor do të prodhohet një fanellë e tretë komplet e re. Ajo do të jetë në ngjyrë gri të hapur dhe të gjithë ata që e kanë blerë uniformën e tretë mund ta ndërrojnë kur të dali e reja.