Manchester United ia doli të fitonte 4-2 ndaj Leeds United në Elland Road në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq ishin në rrezik të humbnin dy pikë, por që në fund me dy gola nga Fred dhe Elanga, siguruan pikët e plota.
Mirëpo, kjo ndeshje nuk mund të thuhet se ishte e këndshme për Cristiano Ronaldon, që nuk arriti të realizonte.
Por, portugezi e kishte mundësinë të shënonte në minutën e 27-të, mirëpo dështoi të mposhte portierin e Leeds United nga afërsia.
Një gjë e tillë, 37-vjeçarit i ndodhi edhe në takimin ndaj Southamptoni, ku nuk arriti ta fuste topin në portën e zbrazët. /Telegrafi/