Tjetër sukses i karatesë së Kosovës, pasi karateisti Orges Arifi, rrëmbeu medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik.
Sukseset e Kosovës në sportet individuale, veçanërisht në ato luftarake nuk kanë të ndalur.
Një tjetër sukses ka ardhur në sportin e karatesë, ku Kosova ka fituar një medalje të argjendtë.
Pas Fortesa Oranës që fitoi medaljen e artë dhe Blodin Pakashticës të argjendtën, një tjetër medalje është fituar nga përfaqësuesja e Kosovës në karate në Kampionatin Ballkanik të seniorëve, që po mbahet në Stamboll.
Është Orges Arifi, që ka fituar sot (e diel) medaljen e argjendtë, në kategorinë nën 60 kilogramë.
Orgesit nuk i priu fati në finale, duke u mposhtur 3:2 nga maqedoni, Emi Pavlov.
Në luftën e parë, Arifi mundi Dejan Vitor të Bosnjës e Hercegovinës, në të dytën, Goran Nikolovskin e Maqedonisë, kurse në gjysmëfinale triumfi ndaj sllovenit, Blaz Hribovsek. /Telegrafi/