Telegrafi

Tjetër lëndim i frikshëm në fushë, 14 minuta lojë shtesë në pjesën e parë (Foto)

Mesfushori i Huddersfield, Jonathan Hogg, ka pësuar një lëndim të rëndë në qafë pasi që u godit nga bashkëlojtari.

Ndeshja ndaj Bristol City u vazhdua për 14 minuta pasi që lëndimi nuk është i shkallës së lehtë.

Vetëm tetë minuta pasi që kishte nisur ndeshja, ai u godit nga bashkëlojtari  Mark Hudson.

Gjatë goditjes që mori

Sipas Sky Sports ai ka qenë i vetëdijshëm dhe ka folur në dhomat e zhveshjes.

I shtrirë dhe i lënduar në qafë

Por pavarësisht kësaj lojtari 28 vjeçar është dërguar drejt spitalit.

U dërgua në spital

Në fushë është futur edhe trajneri David Wagner për ta parë nga afër gjendjen e lojtarit.

14 minuta lojë shtesë

Goli i dutë në ndeshje erdhi në minutën e 58-të të pjesës së parë! /Telegrafi/