Mesfushori i Huddersfield, Jonathan Hogg, ka pësuar një lëndim të rëndë në qafë pasi që u godit nga bashkëlojtari.
Ndeshja ndaj Bristol City u vazhdua për 14 minuta pasi që lëndimi nuk është i shkallës së lehtë.
Vetëm tetë minuta pasi që kishte nisur ndeshja, ai u godit nga bashkëlojtari Mark Hudson.
Sipas Sky Sports ai ka qenë i vetëdijshëm dhe ka folur në dhomat e zhveshjes.
Por pavarësisht kësaj lojtari 28 vjeçar është dërguar drejt spitalit.
Në fushë është futur edhe trajneri David Wagner për ta parë nga afër gjendjen e lojtarit.
Goli i dutë në ndeshje erdhi në minutën e 58-të të pjesës së parë! /Telegrafi/