Borussia Dortmundi dhe Sevilla do të zhvillojnë një tjetër përballje të zjarrtë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane kishte fituar në takimin e parë me rezultat 3-2 ndaj asaj spanjolle, derisa sonte do të konfirmohet se kush do të kalojë në çerekfinale.
Takimi mes dy skuadrave do të fillojë në ora 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park”.
✨ Reinhauen fürs Viertelfinale! ✊
🆚 @SevillaFC
🕘 21.00 Uhr
📺 @SkySportDE
📲 #BVBSEV | #UCL pic.twitter.com/CMacTYhoyF— Borussia Dortmund (@BVB) March 9, 2021
Për këtë sfidë, Dortmundi nuk mund të llogarisë në Jadon Sanchon, Axel Witsel, Manuel Akanji, Marcel Schmelzer që janë të lënduar, derisa Giovanni Reyna e Raphael Guerreiro, janë në dyshime.
Në anën tjetër, Sevilla do të jetë pa Franco Vazquez dhe Aleix Vidal, që po ashtu janë të lënduar.
⚽️ 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬 ⚽️ #WeareSevilla #UCL pic.twitter.com/ERf2sBDPUG
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) March 9, 2021
Formacioni i mundshëm i Dortmund: Hitz; Morey, Hummels, Zagadou, Schulz; Bellingham, Can, Dahoud; Reus, Haaland, Sancho
Formacioni i mundshëm i Sevillës: Vaclik; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, de Jong, Munir. /Telegrafi/