Assesi të këndellet Kombëtarja e Argjentinës në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Pas barazimit ndaj Venezuelas, argjentinasit kanë barazuar me rezultat 2-2 edhe ndaj Perus.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Ramiro Mori në minutën e 15-të dhe me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Mysafirët barazuar në minutën e 58-të me anë të Paolo Guerreros, por Gonzalo Higuain në minutën e 77-të i dha edhe një herë epërsinë mysafirëve. Ndërsa për rezultatin 2-2 u përkujdes Christian Cueva (84’) me një gol nga gjuajta e lirë.
Pas kësaj humbje Argjentina renditet e pesta në grup me 16-të pikë, apo tri më pak se Uruguai në vendin e parë, dhe dy se Brazili në vendin e dytë.
Lionel Messi nuk luajti në këtë takim pasi ishte i lënduar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7cTjCxoM0uA