Telegrafi

Titulli i Serie A, ëndrra e De Rossit

Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, e konsideron Scudetton si shënjestrën e tij më të madhe na karrierë.

Mesfushori italian e ka kaluar gjithë karrierën me Giallorossët dhe pas pensionimit të Francesco Tottit, ai e ka marrë shiritin e kapitenit.

Mirëpo, ai ka debutuar për klubin pasi ata e fituan titullin e fundit në Serie A dhe deri më tani në karrierë ka dështuar që ta festojë trofeun e kampionit të Italisë.

Lexo po ashtu Zyrtare: De Rossi vazhdon kontratën me Romën

“Është shënjestra ime më e madhe. Është diçka që po e ndjek gjatë karrierës”.

“E di se të gjithë e dinë se çfarë rëndësie ka (titulli) për njerëzit këtu në Romë…”.

“Është pjesë e punës sonë që ta dimë se çfarë mund të ndodhë nëse e fitojmë dhe do të ishte diçka që nuk do ta harronim kurrë”, ka deklaruar De Rossi për NBC.

Ai ka thënë më tej se këtë sezon, Roma ka lojtarë mjaft të pjekur dhe do të përpiqet që ta kërkojë Scudetton. /Telegrafi/