Telegrafi

Titulli i parë pas tragjedisë, Chapecoense kampione!

Vetëm 6 muaj pas aksidentit tragjik ajror që thuajse shfarosi të gjithë skuadrën në një përplasje në malet e Kolumbisë, skuadra e Chapecoenses arrin të fitojë titullin e parë.

Historia në kufijtë e të pabesueshmes që shoqëroi ekipin brazilian të futbollit pas ngjarjes së tmerrshme, ku humbi 19 lojtarë, duket se është lënë pas dhe tashmë formacioni latin i jep gëzimin e parë tifozëve, edhe pse me një titull simbolik.

Chapecoense mbrojti me sukses fronin e Ligës shtetërore të Santa Katarina në Brazil, pavarësisht se humbi në shtëpi 1-0 ndaj skuadrës së Avai. Ekipi karioka që arriti të mbijetojë vetëm pas dhënies së futbollistëve falas nga skuadrat e tjera pas tragjedisë ku vdiqën 71 persona, sinkronizoi në mbarë globin një mbështetje kolektive, financiare dhe sportive.

Në një koincidencë të hidhur të fatit, tashmë skuadra braziliane mund të fitojë një tjetër titull të enjten, pikërisht në Kolumbi ndaj Atletiko Nasional.

Chape fitoi ndeshjen e parë të finales 2-1 në shtëpi në atë që quhet Superkupa e Amerikës së Jugut dhe që përball fituesit e dy turneve më prestigjiozë kontinentalë. /TCH/