Përzgjedhësi i Brazilit, Tite publikoi dje listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror të Katarit, ku bie në sy një emër.
Në fakt, Tite ka përfshirë në listën e 26 futbollistëve që marrin pjesën në Katar, me Dani Alvesin në listë, i cili pas një gjysmë viti do të mbushë 40 vjeç.
Tite shpjegoi vendimin e tij, të cilin shumë në Brazil e konsideruan të çuditshëm dhe befasues.
“Sigurisht që ai nuk mund të vrapojë më 60, 70 metra si dikur, por ka shumë cilësi të tjera që na duhen. Ai na sjell aspekte teknike dhe taktike që janë mbresëlënëse, ai është një person që mund të organizojë lojën”.
“Sigurisht. Nuk kam nevojë të flas as për forcën e tij mendore. Besoj se do të jetë plotësisht i gatshëm fizikisht për ndeshjet në Katar”, ka thënë Tite.
Alves luan për Brazilin që nga viti 2006 dhe deri më tani ka bërë 124 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola./Telegrafi/