Site icon Telegrafi

Tite flet për lëndimin e Neymarit, tregon nëse sulmuesi e ka humbur Botërorin

Trajneri i Brazilit, Tite ka këmbëngulur që Neymar do të luajë sërish në këtë Kampionat Botëror, pavarësisht se dyshohet se ka ndrydhur kyçin e këmbës në fitoren e tyre 2-0 në Grupin G ndaj Serbisë.

Sulmuesi i PSG-së u largua në pjesën e dytë dhe pamjet televizive që u shfaqën e tregonin atë me dhimbje dhe kyçin e këmbës së tij të fryrë keq.

Ai dukej afër të qante ndërsa ishte ulur në stol gjatë minutave të fundit të lojës, përpara se të kthehej ngadalë në zhveshtore.

Por Tite, i cili përndryshe shijoi një natë gati perfekte ndërsa Brazili filloi Kupën e Botës me një fitore bindëse, ka thënë se Neymar do të vlerësohej gjatë 24-48 orëve të ardhshme dhe ishte i bindur se lëndimi nuk ishte serioz.

“Mos u shqetësoni, Neymar do të luajë në Kupën e Botës. Ai do të vazhdojë të luajë, mund të jeni i sigurt për këtë”, ka thënë Tite pas ndeshjes.

Ndoshta sjellja e qetë e Tites ishte një përpjekje për të shmangur llojin e dramës së lëndimeve që prishi edicionin e Brazilit në Kupën e Botës në vitin 2014, kur një rruazë e thyer i dha fund turneut të Neymar në fazën çerekfinale dhe në gjysmëfinale ata provuan njëren nga humbjet më të hidhura në histori, 7-1 nga Gjermania. /Telegrafi/

Exit mobile version