Kampioni i Shqipërisë, Tirana ka pasur fat të madh në shortin e Ligës së Evropës.
Tiranës i ka buzëqeshur fati në ndeshjet eliminatore në Ligën e Evropës.
“Bardheblu” kanë shmangur kështu ndeshjet e turit të tretë të Ligë së Evropës, duke kaluar direkt në “play-off”.
Në mesin e 10 skuadrave si Ludogorets, Celtic, Legia Warshawë, Sheriff Tiraspol, CFR Cluj, FK Suduva, Sarajevo, Klaksvíkar , Celje dhe Tirana, dy prej tyre përfitonin kalimin e turit dhe “bardheblutë” e Tiranës së bashku me bullgarët e Ludogorets ishin me fat.
Të dy këto skuadra mund të shkojnë në grupet e Ligës së Evropës, me një ndeshje finale. /Telegrafi/