Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana nuk e ka nisur mirë aventurën e saj në Ligën e Evropës për këtë edicion.
Bardh e Kaltërtit janë mposhtur në udhëtim nga gjiganti izraelit, Macabi Tel Aviv me rezultat 2-0.
Sulmuesi anësorë, Yonatan Cohen arriti të shënoi për vendasit pas 27 minutave lojë për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesën e dytë vendasit e nisën më mirë se ekipi shqiptarë.
Ishte mbrojtësi i majtë, Elazar Dasa që ngriti epërsinë e Macabit në 2-0.
Kryeqytetasit tentuan ta ngushtonin epërsinë e vendasve por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Macabi ishte favorit absolut në këtë takim, mirëpo Tirana do të tentoj përmbysjen pas një jave në Shqipëri. /Telegrafi/