Telegrafi

Tirana mposhtet nga Maccabbi Tel Aviv dhe eliminohet nga Liga e Evropës

Tirana ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Maccabbi Tel Avivit, ku në Selman Stermasi u mposhtën me rezultat 3-0.

Klubi më i trofeshëm i Shqipërisë, Tirana, nuk ka mundur të kthehet në ndeshjen kthyese dhe të kualifikohet, pasi janë mposhtur me rezultat 3-0 apo me rezultat përfundimtar 5-0.

Tirana u mbajt mirë në 45 minutat e parë, duke mos pranuar gol dhe duke rrezikuar shpesh për të gjetur golin e epërsisë, por sulmuesi Yunus Sentamu ia vështirësoi punët pasi u ndëshkua me kartonë të kuq në minutën e fundit të kësaj pjese.

Në pjesën e dytë, izraelitët shfrytëzuan për mrekulli epërsinë numerike duke shënuar qysh në minutën e 50 për 1-0 me anë të Aaron Schoenfeld.

Goli i dytë u shënua në minutën e 80 nga Barak Itzhaki, ndërsa rezultatin përfundimtar dhe fitoren 3-0 e vulosi Avi Rikan në minutën e 86. /Telegrafi/