Tirana ka marr një barazim në fund të ndeshjes ndaj Dinamo Batumi (1-1), në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Tirana ishte duke humbur me rezultatin e ngushtë 0-1 përballë gjeorgjianëve, por treguan shpirt gare dhe ia dolën të barazonin në minutën e ’93.
Ishte Regi Lushkja ai që çoi në delir tifozët e Tiranës, duke u bërë heroi i skuadrës me golin e shënuar në limite.
Flamarion kishte shënuar për mysafirët në minutën e 66-të.
Ky barazim në sfidën e parë mban me shpresë Tiranën, e cila do të synojë të arrijë kualifikimin në ndeshjen e kthimit që luhet në datën 20 korrik. /Telegrafi/