Zonjusha “xheloze”
Ajo vazhdimisht nuk i beson askujt dhe për çdo gjë dyshon, edhe pse nëse ka qenë e lënduar në të kaluarën, nuk është pretekst që të sillet në atë mënyrë në të gjitha lidhjet.
Zonjusha që gjithmonë urdhëron
Meshkujt i donë femrat ambicioze, mirëpo pas një kohe do ta kuptojnë që ajo nuk është aq e magjishme, sepse do të kenë bindjen sikur gjithmonë dikush i urdhëron se çka të bëjnë.
Zonjusha e cila i loz lojërat
Në fillim meshkujt do të jenë të interesuar për vajzën të cilën do të jetë e vështirë ta joshin, mirëpo pas një kohe do të dëshirojnë të jenë në lidhje me një vajzë, e cila nuk i loz lojërat dhe e cila nuk është aq e paarritshme.
Zonjusha e cila kërkon figurën atërore
Ekspertët knë thënë që ky tip i femrave kërkon të lidhet me meshkuj më të vjetër dhe më të pasur, sepse në të vërtetë kërkojnë figurën atërore.
Zonjusha e cila kurrë nuk ha
Gabimi më i madh të cilin e bëjnë femrat këto ditë është sepse dëshirojnë të duken mirë dhe të mos hanë.
Zonjusha e cila dëshiron ta ndryshojë atë
Ka gjasa të ekzistojë ndonjë mashkull, i cili do t’ju lejojë ta ndryshoni, mirëpo shumica e meshkujve tipin këtillë të femrës e konsiderojnë të padëshirueshme.
Zonjusha e cila dëshiron të vetëm të humbë kohën
Tipi i këtillë i femrës dëshiron mjaft të kalojë kot kohën dhe të kënaqet të flasë për njerëzit e tjerë dhe për problemet e tyre. /Telegrafi/