Site icon Telegrafi

Tiparet që meshkujt i vlerësojnë shumë te një femër

Vetëbesimi
Meshkujt sigurisht pëlqejnë pozicionin e përkrahësit dhe të atij që ndihmon femrën në përballje me gjërat që sjell jeta, por do të lodheshin shumë nga një vajze pa vetëbesim.
Mënyra se si silleni afër një mashkulli, apo mënyra se si flisni me të mund të ketë një rëndësi të madhe në mendimin e tij për ju.

Feminiteti
Ajo që i tërheq meshkujt është feminiteti, forca maskiliste e pakompromistë e femrës, por edhe siguria e saj. Disa mendojnë se shfaqja e feminitetit dhe anës suaj të brishtë është një shenjë dobësie, por mos harroni se ju mund të jeni femërore dhe në njëjtën kohë të keni në kontroll çdo situatë.

Inteligjenca
Meshkujt admirojnë ato që dinë se çfarë thonë. Por, natyrisht nuk duhet tepruar me vetëkënaqësi. Nëse jeni e mençur shpreheni atë. Mos u mundoni të dukeni më pak inteligjente, për t’i bërë përshtypje një mashkulli. Edhe nëse të gjithë largohen nga vajzat që janë shumë të mençura, ju mos ndryshoni. Pa vetëdijen e tyre meshkujt i adhurojnë femrat inteligjent

Sensi i humorit
Meshkujt adhurojnë femrat që kanë sens humori, që nuk janë të shumta. Këto femra, kur bien në dashuri, sensi i tyre zbehet. Kujdes: meshkujt urrejnë vajzat që kanë një vështrim negativ mbi gjërat. Vajzat me një natyrë të gëzueshme dhe pozitive janë shumë atraktive për meshkujt.

Respekti për veten
Kjo është po ashtu një pjesë e rëndësishme e paraqitjes së një femre. Vetërespekti e bën një femër të duket më atraktive dhe në të njëjtën kohë jep një mesazh që të tjerët nuk mund t’ju shfrytëzojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version