Kemi pritur që lidhja në mes të dietës dhe cigares në mesin e vajzave të jetë më e madhe, ka thënë udhëheqësja e studimit Mildred Maldonado-Molina nga fakulteti mjekësor i University of Florida.
Shkencëtarët kanë bazuar hulumtimin e tyre në hulumtimet e mëhershme të cilat kanë dëshmuar që pesha e trupit shpesh nxit njerëzit të pinë duhan. Një nga arsyet pse ata fillojnë të pinë duhan apo nuk duan të heqin dorë nga pirja e duhanit është edhe besimi që pa cigare ata do të shtojnë peshë.
Këto hulumtime kanë dëshmuar që tinejxheret të cilat kanë filluar diç më vonë me dieta kanë pasur pothuajse dy herë më shumë gjasa (1.94) që të pinë rregullisht duhanin për dallim nga ato që nuk kanë qenë në dietë, por që kanë cigare në dispozicion në shtëpi pasi që prindërit e tyre pinë duhanin.
Edhe pse në shkollë ka pasur numër më të madh të djemve sesa vajzave, ka rezultuar që ashtu kështu më shumë vajzat mbajnë dietë (55 për qind) sesa djemtë (24 për qind).
“Hulumtimi vetëm dëshmon që presioni i shoqërisë në popullatën femërore është më i madh dhe ato ndiejnë nevojë për të qenë më të holla”, ka thënë Molina dhe ka theksuar që sot problemi më i madh është që tinejxherët dëshirojnë të fillojnë duhanin që të dobësohen duke mos menduar në dëmet që vijnë si pasojë e tij.