Site icon Telegrafi

Timoni i automjetit më i ndotur se tualetet publike

Kjo do të thotë se timonët janë rreth dhjetë herë më të ndotur se sa se sa tualetet publike, duke qenë se në tualetet publike në një centimetër katrorë jetojnë rreth 80 baktere.

Ndotja brenda automjetit është rezultat i pakujdesisë së pronarëve, të cilët automjetet e tyre i rregullojnë ashtu që vetëm të duken të pastra- zakonisht vetëm duke i fshirë me thithëse, ndërsa thuajse kurrë nuk përdorin spërkatës ose lëngje dezinfektuese.

Për më keq, hulumtuesit kanë kontrolluar edhe pjesët tjera të automjetit dhe kanë gjetur të dhëna frikësuese: Në bagazhet e modeleve më të vjetra të automjeteve kanë gjetur rreth 1.000 llohe bakteresh, mes të cilave edhe bacillus cereus (bakter i cili mund të shkaktojë helmim me ushqim). /Telegrafi/

Exit mobile version