Një tifoz i vogël u fut në fushë në ndeshjen mes Dritës dhe Audas, për të kapur një ‘selfie’ me kapitenin e gjilanasve, Rron Brojën.
Me të filluar vazhdimet rezultati ishte 1-1, por në minutën e 102-të, një harkim i bukur në zonë i Besnik Krasniqit gjeti kokën e Blerim Krasniqit që asistoi te Rron Broja i cili nga afër shënoi për 2-1, duke kompletuar një aksioni të bukur.
Pasi u shënua goli një fëmijë iu fut në fushë dhe ai ishte djali i Liridon Lecit, ish futbollsit i Dritës.
Ai kishte për synim një foto me shënuesin e golit Brojën dhe ia arriti këtij qëllimi.
Ai madje pastaj e postoi foton në rrjetet sociale.
Pas fotos ai u largua me vrap nga fusha, ndërsa ky gjest duhet se i solli fat Dritës, që shënoi pastaj edhe golin e tretë në minutën e 115-të me Albert Dabiqajn.
Deri në fund Drita ruajti rezultatin dhe për herë të parë në histori të klubit kalojnë në fazën play-off të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/