Euforia që i rrethoi tifozët e Manchester United në 11 fitoret rreth të Ole Gunnar Solskjaer, ishte një ndenje që ata nuk e kishin përjetuar që nga koha e Sir Alex Fergusonit.
Trajneri norvegjez bëri një start perfekt te ‘Djajtë e Kuq’, duke e zëvendësuar Jose Mourinhon që u shkarkua në fund të vitit të kaluar, por që kjo formë nuk zgjati shumë.
Solskjaer vazhdonte t’i befasonte të gjithë me formën e tij në Ligën Premier, duke arritur që nga vendi i dhjetë ta ngjiste skuadrën në top katërshe, por që gjërat filluan të bëhen edhe më të bukura në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Ole’s at the wheel! Before the away game vs PSG i tweeted that if Man Utd went through I would tattoo Solskjærs face inside a wheel. Well, i’m a man of my words. I went all in. Here’s the result. Enjoy 😂 pic.twitter.com/c7MaIcyNJG
— Tor Henrik Stensland (@Toricharito) May 14, 2019
Norvegjezi e humbi përballjen e parë ndaj Paris Saint-Germain në Old Trafford, por në ndeshjen e dytë e përmbysi rezultatin, duke kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.
Një tifozë i Manchester United kishte premtuar se nëse Solskjaer arrin ta eliminojë PSG-në nga Liga e kampionëve, atëherë do ta bënte tatuazhë fytyrën e tij në këmbë.
Tifozi i ‘Djajve të Kuq’ e ka mbajtur fjalën, duke e bërë tatuazhë fytyrën e trajnerit norvegjez, e që do ta bartë gjithë jetën në trupin e tij. /Telegrafi/