Telegrafi

Tifozi i Romës proteston në mënyrë interesante ndaj portierit Olsen  

Një tifoz i Romës kanë protestuar ndaj portierit të tyre, danezit Robin Olsen.

Olsen la Copenhagenin verën e kaluar, për t’iu bashkuar Romës në Itali, me detyrën për të zëvendësuar një emër si Alisson Becker, që pasi shkëlqeu me verdhekuqtë, u transferua te Liverpooli për një shifër prej më tepër se 70 milionë eurosh.

Megjithatë aventura e portierit danez në Itali nuk ka qenë aspak në nivelin e pritshmërive, pasi Roma ka pësuar vërtetë shumë gola, një pjesë e madhe e të cilëve kanë qenë lehtësisht të evitueshëm.

Lexo po ashtu Olsen nuk ka bindur, Roma do ta nxjerrë në shitje portierin suedez

Pikërisht për këtë arsye, tifozët e Romës e kanë vërshëllyer shpesh në ndeshjet e fundit në drejtim të portierit.

Robin Olsen (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Ata nuk i kanë aprovuar aspak paraqitjet e tij, ndërsa këtë javë kanë gjetur një mënyrë ideale për të shprehur pakënaqësinë.

Një tifoz ka shpalosur një pankartë në një ndeshje të Copenhagenit në kampionatin danez, ku në tre gjuhë të botës, atë daneze, italiane dhe angleze, ka shkruar “Kthejeni mbrapa Olsenin”.

Pankarta e tifozit