Telegrafi

Tifozi që e gjuajti me shishe në kokë Payetin – goditet me shuplakë nga tjetër tifoz

Kanë filluar të dalin pamje shokuese nga derbi që u ndërpre përfundimisht mes Lyonit dhe Marseilles.

Një tifoz ka goditur me shishe në kokë lojtarin e skuadrës mysafire, Dimtri Payet, duke i shkaktuar lëndime jo serioze.

Gjyqtari i urdhëroi lojtarët të kthehen në zhveshtore në minutën e 7-të, pasi Payet u godit me shishe të ujit në kokë kur po tentonte ta rivinte topin në lojë nga këndi.

Lexo po ashtu Nuk rifillon ndeshja mes Lyonit dhe Marsilles shkaku i dhunës nga tifozët

Por ky veprim i pamatur i kushtoi atij me shuplakë gojës në tribuna. Një tifoz tjetër i Lyonit shihet duke e qortuar atë para se ta godasë me shuplakë.

Lyon – Marseille është ndër derbit më të zjarrtë në futbollin francez dhe rivalitetin mes këtyre dy klubeve e dëshmuan edhe tifozët në tribuna.

Lexo po ashtu Nuk ndalet dhuna në futbollin francez: Payet goditet në kokë gjatë derbit Lyon - Marseille

Marseille i ka vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e pestë me 23 pikë, 14 më pak se PSG-ja dhe katër më shumë se Lyoni.

Lyoni i Xherda Shaqirit është i 10-ti me 19 pikë nga 13 ndeshje. /Telegrafi/