Telegrafi

Tifozi publikon selfien me Ronaldon që e bëri në stadium (Foto/Video)

Cristiano Ronaldo ia ka realizuar ëndrrën një tifozi, i cili hyri në fushë pas ndeshjes së dytë në Euro 2016 ku Portugalia barazoi 0-0 me Austrinë.

Edhe përkundër nervozizmit, pasi Ronaldo humbi penalltinë në këtë takim, ai ia realizoi ëndrrën një djaloshi duke larguar sigurimin prej tij për të bërë foto.

Edhe pse iu desh një kohë për të bërë foton, Ronaldo priti deri në fund.

Kjo është fotoja e vërtetë që u shkrep nga dora e tifozit. Ai e ka publikuar foton.