Telegrafi

Tifozi i Prishtinës që edhe në ndeshjet pa tifozë gjen mënyrën për ta shikuar klubin e zemrës, fotot e tij sa janë të bukura tregojnë edhe dashurinë për klubin (Foto)

Prishtina ka shumë tifozë të flaktë, por Fidaim Grajqevci, po del të jetë njëri ndër më të flakëtit.

Ai nuk lë lojë të Prishtinës pa e shikuar nga afër, pa marrë parasysh se ku luan kjo e fundit.

Para disa javësh një foto e tij në stadiumin e Kizhnicës i shtrirë duke e shikuar ndeshjen kishte bërë bujë në komunitetin futolldashës kosovar.

Në ndeshje ndaj Hajvalisë

Prishtina për ndeshjen me Gjilanin ishte e dënuar të luante ta tifozë, shkaku i incidenteve në ndeshje me Trepçën.

Në ndeshjen që Prishtina e fitoi 1-0, ai kishte gjetur mënyrën se si të shikonte këtë ndeshje nga afër.

Këtë ia mundësoi stadiumi i Obiliqit, i cili ka rrethoja të ulëta.

Gëzimi i tij në ndeshje me Gjilanin

Ai shihet duke e festuar golin e Basid Khalid prapa murit.

Prishtina këto dy ndeshje ku janë bërë foto nga gazetari i klubit Avni Durmishi, i ka fitua, sikurse që ka bërë në pesë ndeshjet e fundit. /Telegrafi/