Prishtina ka shumë tifozë të flaktë, por Fidaim Grajqevci, po del të jetë njëri ndër më të flakëtit.
Ai nuk lë lojë të Prishtinës pa e shikuar nga afër, pa marrë parasysh se ku luan kjo e fundit.
Para disa javësh një foto e tij në stadiumin e Kizhnicës i shtrirë duke e shikuar ndeshjen kishte bërë bujë në komunitetin futolldashës kosovar.
Prishtina për ndeshjen me Gjilanin ishte e dënuar të luante ta tifozë, shkaku i incidenteve në ndeshje me Trepçën.
Në ndeshjen që Prishtina e fitoi 1-0, ai kishte gjetur mënyrën se si të shikonte këtë ndeshje nga afër.
Këtë ia mundësoi stadiumi i Obiliqit, i cili ka rrethoja të ulëta.
Ai shihet duke e festuar golin e Basid Khalid prapa murit.
Prishtina këto dy ndeshje ku janë bërë foto nga gazetari i klubit Avni Durmishi, i ka fitua, sikurse që ka bërë në pesë ndeshjet e fundit. /Telegrafi/