Site icon Telegrafi

Tifozja e Manchester United shkatërron biletën e sezonit – pas vendimit të Djajve të Kuq për t’iu bashkuar Superligës Evropiane

Vendimi i Manchester United për t’iu bashkuar Superligës Evropiane ka acaruar tifozë të tyre.

Djajtë e Kuq njoftuan se do të jenë në mesin e 11 klubeve që do të formojnë garën më të re në futboll.

Lexo po ashtu Vijnë reagimet e para të 12 klubeve rreth krijimit të Superligës Evropiane

Ky kompeticion ka ngjallur reagime të ashpra nga shumë persona, derisa UEFA dhe FIFA janë kundër kësaj ideje.

Kundër ka dalë edhe një tifoze i Manchester United, që ka publikuar një video duke e shkatërruar biletën e sezonit.

Lexo po ashtu Deklarohet për herë të parë presidenti dhe nënkryetarët e Superligës Evropiane - tregojnë se si do të ndryshojë futbolli

Në reagimin e saj thuhet se klubi më nuk do të marrë asnjë cent nga ajo dhe se kjo ide do të dëmtojë më së shumti futbollin.

Ndryshe, 12 klubet po kritikohen se po mendojnë vetëm për financat e tyre dhe jo për krizën që e ka kapluar sportin më të ndjekur në botë nga coronavirusi. /Telegrafi/

https://twitter.com/UnitedAmyDoc/status/1383919101597286405?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1383919101597286405%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-man-united-fan-cuts-up-season-ticket-after-club-announces-esl-plans-20210419

Exit mobile version