Telegrafi

Tifozi i Man United i kërkoi një autograf Laportas – por presidenti i Barcelonës i tha ta gjuante fanellën

Barcelona u është bashkuar shumë klubeve të mëdha evropiane për turin parasezonal në SHBA.

Para se të fillojë sezonin 2024/25, skuadra katalunase si gjithmonë dëshiron t’i ketë lojtarët sa më në formë, ndërsa aty ka edhe momente qesharake.

Një moment i tillë nuk i ndodhi ndonjë lojtari, por presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

Një tifoz i Manchester United iu afrua kreut të klubit Blaugarans, duke i kërkuar një nënshkrim, por ky i fundit ia ktheu në mënyrë shumë të bukur.

“Hidhe atë fanellë të lutem”, i ka thënë Joan Laporta tifozit të veshur me fanellën e Manchester United duke qeshur.

Gjithsesi, Joan u duk i sjellshëm me të gjithë fansat, duke bërë foto me ta dhe duke firmosur fanella. /Telegrafi/