Telegrafi

Tifozi i Man United e pyeti Ten Hagun për transferimin e një lojtari – holandezi ia ktheu me tri fjalë

Një tifoz i guximshëm i Manchester United kohët iu afrua trajnerit Erik ten Hag për të pyetur në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të mbrojtësit të Bayern Munichut, Matthijs de Ligt.

Tifozi pyeti: “Erik, kur do të vijë De Ligt?”. Përgjigja e Ten Hag ishte e shkurtër dhe intriguese, duke pyetur thjesht: “E dëshiron atë?”.

Përgjigja me tre fjalë e holandezit ka ndezur spekulime për interesimin e United për mbrojtësin holandez.

Ndërsa United tashmë ka bërë transferime si Leny Yoro dhe Joshua Zirkzee, klubi vazhdon të kërkojë përforcime, veçanërisht në pozicionin e qendërmbrojtësit.

Jarrad Branthwaite i Evertonit ishte një objektiv, por vlerësimi prej 85 milionë eurosh i Toffees ka rezultuar një pengesë, me oferta të shumta të refuzuara.

Ten hag shpreson që ta transferojë De Ligtin sa më shpejtë, në mënyrë që mbrojtësi që nis sezonin në Ligën Premier si startues. /Telegrafi/