Telegrafi

Tifozi i Dinamos ka shpjeguar pse hodhi protezën e këmbës në derbin më të madh kroat – ai donte t’ia jepte sulmuesit që të luante më mirë

Në derbin më të madh kroat, Dinamo Zagrebi mundi Hajduk Splitin me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së pestë, ndërsa ndeshja u karakterizua edhe nga një foto e çuditshme ku shihet një protezë e këmbës në fushën e stadiumit Maksimir.

Proteza kishte ngjitëse të grupit më të zjarrtë i tifozëve të Dinamos, BBB, dhe u hodh nga tribuna veriore, ku sulmuesi Mislav Orsic e mori pas festës.

Mediat kroate raportuan dje se Orsic e ka dorëzuar protezën në polici dhe këmba i është kthyer me sukses pronarit.

Pronari i protezës ka treguar pse e ka hedhur atë në afërsi të fushës.

“E hodha këmbën, ja ku është dhe tani çfarë? Aty është, mos u shqetësoni. Ia hodha Petkovicit (sulmuesit të Dinamos) që të luajë më mirë”, ka thënë ai  për veprimin e tij.

Kujtojmë se Hajduk kaloi në epërsi i pari me golin e Jani Atanasov, por Marin Baturina, Arijan Ademi, Amer Gojak dhe Orsic përmbysën rezultatin në pjesën e dytë dhe i sollën Dinamos tre pikët e merituara. /Telegrafi/